UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

www.uamd.edu.al

Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD) është një institucion publik i arsimit të lartë, i vendosur në qytetin e Durrësit. Ai është themeluar me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë më 20.12.2005.

Gjatë këtyre dhjetë viteve të aktivitetit, universitetit është zhvilluar dhe përmirësuar. Sot ai ka gjashtë njësi kryesore (fakultete) që ofrojnë programe të ndryshme studimi në disiplina dhe nivele të ndryshme (Bachelor, Master dhe Doktoraturë). Fakultetet janë si më poshtë:

  • Fakulteti i Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave Poltike Juridike;
  • Fakulteti i Edukimit;
  • Fakulteti i Informacionit dhe Teknologjisë;
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale;
  • Fakulteti i Studimeve të Integruara me praktikën.

Në dhjetë vite të jetës së tij, universiteti ka krijuar një frymë të mirë bashkepunimi me partnerët e zhvillimit lokal duke marrë përsipër të jetë një katalizator i zhvillimit ekonomiko-social i Durrësit. Nga ana tjetër, universiteti ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me univesitete dhe institucione evropiane duke marrë eksperiencat më të mira akademike. Kështu universtieti ka qenë dhe është partner në dhjetra projekte të modernizimit të financuara nga BE, në disa projekte shkëmbimi Erasmus Plus, projekte kërkimore shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto projekte dhe bashkëpunime kanë sjellë një frymë ndërkombëtarizimi që do ta ndihmojë institucionin të jetë gjtihmonë edhe më integruar me hapësirën evropiane të arsimit të lartë.