Reth Projektit

Ideja e projektit fillon nga bashkëpunimi i mëparshëm midis qyteteve dhe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të vendosura midis autoriteve dhe institucioneve. Partnerët e projektit synojnë të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre në çështjet e nënshtetësisë, reduktimin e stigmës etnike, integrimin dhe dialogun ndërkulturor, duke krijuar një bërthamë të parë të një rrjeti tematik, i cili do të zgjerohet me kalimin e kohës tek partnerët e rinj, duke krijuar kështu forma të bashkëpunimit afatgjatë dhe duke forcuar bashkëpunimin mes qyteteve dhe institucioneve të BE-së.

Projekti do të zhvillohet në nivel lokal dhe evropian. Në nivel lokal, një numër i madh  pjesëmarrësish do të përfshihen në mënyrë direkte dhe indirekte. Në nivel evropian, brenda 24 muajve do të organizohen 8 evenimente ndërkombëtare. Aktivitetet e projektit janë planifikuar për t’u lejuar pjesëmarrësve të diskutojnë, shkëmbejnë ide dhe përvoja, të përmirësojnë dhe të pasurojnë veprimtaritë e tyre lokale me qëllim për t’i ndarë ato në nivel komunitar. Partnerët e Projektit, të po përdorin metodologjinë nga poshtë-lartë (bottom-up) në aktivitetet e tyre në mënyrë që pjesëmarrësit të ndihen të përfshirë në fazat e rëndësishme demokratizimi të ndërtimit të Axhendës Evropiane të Migracionit. Kjo do të jetë edhe një përpjekje për të përmirësuar kushtet për pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel të BE-së. Duke  konsideruar se Evropa shpesh perceptohet si diçka e paqartë ose armiqësore nga shumë njerëz, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që përmes aktiviteteve të projektit, të marrin një përvojë të rëndësishme të Evropës. Ky proces mund të ndihmojë me të vërtetë krijimin e një Evrope gjithëpërfshirëse që rifillon në nivel lokal. Në fakt, partnerët së bashku me aktorët e intresuar, janë qelizat e Evropës, pasi ato janë në gjendje të aktivizojnë përfshirjen dhe bashkëjetesën cilësore.

Përmes shkëmbimit të experiencave partnerët dhe aktorët e përfshirë do të jenë në gjendje të hartojnë një manual mbi mënyrat më efektive për të luftuar stigmën etnike, për të parandaluar racizmin dhe për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjelltë midis vendasve dhe emigrantëve. Dokumenti do të prezantohet dhe do të diskutohet me administratorët lokalë dhe politikë-bërësit e qyteteve partnere dhe aktorëve evropianë gjatë evenimenteve ndërkombëtare të projektit, duke i nxitur pjesëmarrësit që të luajnë një rol të rëndësishëm në demokratizimin e jetës në Bashkimin Evropian.